
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e së hënës në rrugën Transballkanike të Vlorës, ku tre automjete janë përplasur mes tyre. Pamjet tregojnë mjetet e dëmtuara rëndë dhe praninë e autoambulancës në vendngjarje, duke ngritur dyshime se nga aksidenti mund të ketë persona të plagosur.
Aktualisht policia ndodhet në terren, duke kryer verifikimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan në përplasjen e trefishtë. Ende nuk ka një bilanc zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të drejtuesve apo pasagjerëve të përfshirë.