
Në librin e saj të ri politik, “107 Ditë”, ish-zëvëndëspresidentja Kamala Harris ka zbuluar se u befasua nga përgjigja e Presidentit Joe Biden gjatë një debati me Donald Trump, ku ai nuk e përmendi humbjen tragjike të 13 ushtarëve amerikanë gjatë tërheqjes nga Afganistani në vitin 2021, përcjell Fox News.
Harris e cilëson performancën e Biden në debatin e vitit 2024 si një dështim të thellë, duke vënë në dukje se ai kishte probleme me fjalët dhe kishte një zë të ngjirur, që sipas saj ishte shkaktuar nga një ftohje. Ish-zëvëndëspresidentja gjithashtu kritikoi Biden për mos përmendjen e ushtarëve që humbën jetën në një sulm vetëvrasës në Aeroportin e Kabulit, duke e quajtur këtë një nga dështimet më të mëdha të administratës së tij.
Në librin e saj, Harris shpjegon se Biden kishte një përformancë të dobët kur u pyet për ekonominë dhe më pas për ushtarakët, duke harruar të nderonte ata që dhanë jetën në mision. Ajo kujton momentin kur Biden tha se “nuk kishte asnjë ushtar të vdekur në luftëra gjatë mandatit të tij,” një deklaratë që harroi të përmendte viktimat e tërheqjes nga Afganistani.
Harris gjithashtu pranon se ka pasur një ndjenjë tronditjeje për mungesën e reflektimit mbi viktimat, duke theksuar se për Biden ato ishin “ndjenja personale.” Ajo gjithashtu e kritikon presidentin për mos përmendjen e sulmit të tmerrshëm që mbeti si një njollë e rëndë në historinë e administratës së tij.