Vendosni fjalën kyçe....

Këshilli i Sigurimit i OKB-së voton për rivendosjen e sanksioneve ndaj Iranit


Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka votuar kundër një rezolute të sponsorizuar nga Moska dhe Pekini që kërkonte një zgjatje gjashtëmujore të lehtësimit të sanksioneve për Iranin, duke hapur rrugën për rivendosjen e kufizimeve mbi programin e tij bërthamor.

Gjatë votimit të së premtes, drafti mori katër vota pro nga Kina, Rusia, Pakistani dhe Algjeria, nëntë kundër dhe dy abstenime. Kjo do të thotë që sanksionet ndaj Iranit, të cilat ishin hequr sipas Planit të Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA) për të cilin u ra dakord me fuqitë kryesore botërore në vitin 2015, do rifillojnë duke filluar nga mesnata të shtunën, shkruan Rt.

Zhvillimi vjen pas njoftimit nga nënshkruesit e JCPOA-s – Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar – një muaj më parë se kishin aktivizuar të ashtuquajturin “mekanizëm rikthimi”, duke përmendur “mospërmbushjen e konsiderueshme” dhe shkeljet e marrëveshjes nga Teherani.

Duke folur kundër zgjatjes së lehtësimit të sanksioneve, vendet perëndimore “demonstruan Zëvendës përfaqësuesja e SHBA-së Dorothy Shea përshëndeti rezultatin e votimit, duke e quajtur projektrezolutën “një përpjekje të zbrazët për ta liruar Iranin nga çdo përgjegjësi për mospërmbushjen e vazhdueshme të angazhimeve të tij bërthamore”.

Në qershor, amerikanët dhe izraelitët bombarduan objektet bërthamore iraniane, duke pretenduar se vepruan për të parandaluar Teheranin të ndërtonte një bombë atomike.