Deputeti i PD-së Këlliçi pohoi mbrëmjen e sotme se shumë shpejt opozita do bëjë të ditur emrin e kanditatit që do garojë në zgjedhje lokale për Tiranën pas shkarkimit të kryebashkiakut socialist Erion Veliaj.
Ai tha se duhet të ketë një kandidat politik po jo partiak.
“Sot është bërë njoftimi publik nga z.Berisha. Sot kemi pasur një mbledhje së bashku me z.Alimehmetin dhe Noka. Kemi përcaktuar një axhendë takimesh në javët që vjen. Fillimisht partitë parlamentare, më pas edhe me partitë jo parlamentare pse jo edhe me përfaqësues të shoqërisë civile, për aq pak shoqëri civile që ka mbetur. Sepse në pjesën dërrmuese është shuar apo kontrollohet nga maxhoranca. Dhe më pas me të gjithë do të kemi një konsultim qoftë edhe me z.Berisha edhe me pjesën kryesore të atyre forcave politike opozitare, që kemi takuar për të arritur një emër konsesual. Ne duhet të shkojmë në një garë, ku garohet për pozicionin e dytë më të rëndësishëm politik në vend. Ne do duhet të kemi një kandidaturë politike, por jo partiake. Do të duhet të jetë një njeri politik, një njeri që të ketë rekord publik.” – tha Këlliçi.
