Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet më 9 tetor seanca për dosjen ‘Meta’


Seanca paraprake për dosjen “Meta” u shty për më 9 tetor për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës të Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i cili kërkoi shtyrjen për arsye shëndetësore.

Në sallë ishte e pranishme vetëm ish-deputetja Monika Kryemadhi, ndërsa e ëma dhe ish-bashkëshorti Meta munguan.

SPAK ka marrë të pandehur Ilir Metën, Monika Kryemadhin, Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun, ndërsa gjyqtarja Irena Gjoka do vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim.