
Pas daljes nga GJKKO, Monika Kryemadhi u shpreh për mediat se ka shumë gjëra për të thënë dhe do të jetë e pranishme në të gjitha televizionet.
Ajo tha se së shpejti do të shfaqet në ekrane, duke filluar me televizionin opozitar Syri dhe më pas tek të gjitha mediat e tjera, për të ndjekur hap pas hapi procesin dhe veprimet e autoriteteve.
“Nuk ishte i pranishëm zoti Meta, ishin të tjerët. Edhe mamaja ime nuk ishte. Por nuk është se është shkak kjo gjë, ndërkohë që edhe materialet voluminoze që janë të mëdha iu lë mundësi edhe më shumë avokatëve për t’u njohur me materiale që janë pjesë e dosjes.
Me aq sa kam vënë re ka shumë gjëra dhe shumë shpejt do të jem në ekranet e TV dhe emisionet për të ndjekur hap pas hapi dosjen dhe mënyrën e të vepruarit.
Do ta filloj me televizionin e opozitës yri, besoj se do ma hapë ekranin Syri.
Do shkoj te të gjithë TV po e them se e mban veten të opozitës dhe do më japë shansin që të shprehem.
Do të shkoj te të gjithë, për të vazhduar më pas te News 24.”, tha Kryemadhi.