
Pas daljes nga GJKKO, ish-deputetja Monika Kryemadhi kritikoi SPAK, duke theksuar se akuzat për korrupsion pasiv ndaj saj dhe Ilir Metës janë të pabazuara pasi nuk ka korrupsion aktiv të dokumentuar.
Ajo akuzoi SPAK-un për moskryerje të hetimeve në thelb dhe për shpërdorim të procedurave.
“Kryemadhi, Meta akuzohen për korrupsion pasiv ndërkohë që s’ka asnjë të akuzuar për korrupsion aktiv.
Kur nuk ka korrupsion aktiv si mund të ketë pasiv. Pavarësisht, dhe nëse është parashikuar, a janë pyetur biznesmenët.
E dyta, mosbërja e hetimit në thelb e plotësuar lë shumë shpërdorim nga ana e SPAK në marrëdhënie për të gjithë procesin e hetimit për të shkuar më tutje.
Do të ballafaqohemi me dokumentet, duke filluar nga letër porositë me dezinformimin që bëhet poftë me aktin financiar që është bërë në mënyrë të njëanshme nga SPAK në marrëdhënie me mamanë time, sepse sipas Altin Dumanit, Fatimes i fillon jeta në 2001 në Tiranë.
Kjo nuk do të se të gjithë tironsit para 2001, iu fillon jeta kur ka ardhur Dumani apo SPAK në Tiranë”, tha Kryemadhi.