
Deputetja demokrate Jozefina Topalli mbajti sot fjalën e saj të parë pas rikthimit në Kuvend, ku akuzoi mazhorancën për shkelje të Kushtetutës.
Ajo e cilësoi të paprecedent futjen në rend dite të dekretit për ministren virtuale, duke thënë se “ngjante më shumë me një meme se me një akt ligjor”.
“Kushtetuta thotë që Shqipëria është Republikë parlamentare dhe para se të niste seanca e parë dhe e dytë të gjithë deputetet janë betuar mbi këtë kushtetutë.
Më pas kanë nisur në mënyrën me brutale shkeljen saj. Futja në rend dite të një dekreti antikushtetues, që më shumë ngjante me një meme, është gjëja më e pabesueshme.
Këtu ka deputetë prej vitesh, por mund të pyesni Ruçin që a ka ndodhur ndonjëherë të përfshihet në dekret një lodër teknologjike, a ka ndodhur në tre dekada që në kuvend, dita e parë e fillimit të legjislacionit të nisë me ndryshimin e rregullores pa konsensus”, tha Topalli.