Vendosni fjalën kyçe....

Tentoi t’i japë fund jetës, 15-vjeçarja në Sarandë shpëton mrekullisht



Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Sarandës, ku një vajzë e mitur, vetëm 15 vjeç, ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i banesës ku jetonte.

Fatmirësisht, tentativa nuk ka përfunduar në tragjedi, pasi e mitura është ndalur nga tenda e një kati më poshtë, duke shmangur rënien e plotë në tokë.

Sipas informacioneve të para nga burime policore, dyshohet se shkak i ngjarjes ka qenë bullizimi nga bashkëmoshatarë, një fenomen shqetësues që po bëhet gjithnjë e më i pranishëm mes të rinjve.

Pas incidentit, vajza u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjendja e saj shëndetësore po mbahet nën monitorim nga mjekët, ndërsa pritet të ketë edhe mbështetje psikologjike.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për të verifikuar pretendimet për bullizim.