Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se është rrëmbyer një person në Sarandë


Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Sarandë, ku një person dyshohet se është rrëmbyer me forcë në zonën e Qafë Gjashtës. Policia njoftoi se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive larje hesapesh.

Sipas të dhënave paraprake, viktima është identifikuar si shtetasi F. M., i cili është marrë peng nga disa persona ende të paidentifikuar plotësisht.

Menjëherë pas njoftimit, forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet.

Nga veprimet e para hetimore, autoritetet kanë identifikuar disa persona të dyshuar, të cilët janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

Burime nga policia thanë se: “Forcat e rendit janë duke ndjekur disa pista hetimi dhe janë angazhuar maksimalisht për gjetjen e personit të rrëmbyer dhe kapjen e autorëve. Hetimet janë në vijim dhe do të bëhen publike detaje të tjera në vijimësi.”