Vendosni fjalën kyçe....

Konferenca e Kryetarëve miraton listat e anëtarëve të komisioneve parlamentare


Nën drejtimin e kryetarit Niko Peleshi, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, me rend dite miratimin e listës së anëtarëve dhe të zëvendësuesve të komisioneve të përhershme të Kuvendit.

Për të dyja pikat ishin depozituar propozime nga tre grupet parlamentare të opozitës, ndërsa së bashku me ato të Partisë Socialiste, çështja i kaloi për miratim seancës plenare.