Vendosni fjalën kyçe....

Kadindatura e Manastirliut, Rama: Është radha e saj të udhëheqë Tiranën


Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes me ministrat dhe deputetët socialistë të Tiranës, theksoi se kryeqyteti nuk mund të vazhdojë të qeveriset si një trup pa kokë dhe është koha për të filluar një kapitull të ri në drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

Ai shpalli zyrtarisht Ogerta Manastirliun si kandidaten e Partisë Socialiste për zgjedhjet e ardhshme lokale, duke theksuar se ajo ka qartësinë dhe ambicien e nevojshme për të udhëhequr qytetin drejt një të ardhmeje më të mirë.

“Është radha e saj të udhëheqë Tiranën, me qartësinë dhe ambicien që e karakterizon. PS e mbështet kaq shumë Manastirliun, sa kandidatët rivalë do të dalin të humbur,” tha Rama, duke nënvizuar se qyteti duhet të ketë një drejtim të qartë dhe stabil.

Kryeministri theksoi se PS ka një plan të qartë për zgjidhjen e problemeve më të mëdha të qytetarëve të kryeqytetit, duke përmendur furnizimin me ujë, menaxhimin e mbetjeve dhe reformën e territorit.

 “Qytetarët kanë shqetësim edhe për trajtimin e mbetjeve dhe për këtë ka nisur puna.

Do të ketë një Operator Kombëtar për Trajtimin e Mbetjeve, ndërsa mbledhja e mbetjeve do të mbetet nën përgjegjësinë e bashkive, Qytetarët e Tiranës duan të shohim të shkojë deri në fund aksioni për lirimin e hapësirave publike.” tha Rama.

Ai shtoi se aksioni për lirimin e hapësirave publike do të vazhdojë deri në përfundim, duke garantuar një qytet më të pastër dhe më të organizuar.

Kryeministri shprehu besimin se Partia Socialiste do të fitojë zgjedhjet e ardhshme, duke siguruar “lokomotivën e duhur për Tiranën 2030 dhe Shqipërinë 2030.”