Vendosni fjalën kyçe....

Ish-shefi i FBI-së James Comey do hetohet nga Departamenti i Drejtësisë


Departamenti i Drejtësisë i Pam Bondit do padisë ish-drejtorin e FBI-së James Comey. Një prokuror amerikan në Distriktin e Virxhinias po përgatitet të ngrejë një padi zyrtare kundër James Comey, drejtorit të FBI-së i cili drejtoi agjencinë kur ajo hetoi presidentin amerikan Donald Trump.

Akuzat zyrtare nuk dihen ende, por ka të ngjarë të përfshijnë një akuzë për gënjeshtër nën betim para Kongresit kur ai dëshmoi në Komitetin Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve dhe mohoi autorizimin e rrjedhjeve të informacionit në media, shkruan Independent.

Nëse padia shkon përpara, kjo do e bënte ish-drejtorin e FBI-së të parin në një listë të synuar nga administrata Trump që do akuzohet zyrtarisht.

Comey hetoi asokohe ish-presidentin Trump lidhur me të ashtuquajturën Dosja Ruse (Russia Gate) të ndërhyrjes së pretenduar të Rusisë në favor të Trump në zgjedhjen e tij si president në 2016-ën, gjë që u hodh poshtë nga gjykata.