Vendosni fjalën kyçe....

“Demokratët duan që transgjinorët të garojnë në sportet e grave, s’do i lejojmë” – Trump


Presidenti amerikan Trump ka sulmuar demokratët teksa shkruan se ata duan që kriminelët të bredhin lirisht nëpër SHBA duke kryer krime të tjera teksa njëherazi përfitojnë ndihmë shëndetësore.

Në një postim në Truth Social, shefi i Shtëpisë së Bardhë thekson se demokratët duan të lënë persona të vdekur në listat e sigurimeve shoqërore dhe ato të përfitimeve mjekësore si dhe më shumë burra që të garojnë në sportet e grave.

Trump nënvizon se kjo nuk do lejohet të ndodhë.

Demokratët duan që të huajt e paligjshëm, shumë prej të cilëve KRIMINELË TË DHUNSHËM, të marrin kujdes shëndetësor FALAS. Demokratët duan 500 milionë dollarë për të ndihmuar organizatat e lajmeve të së majtës radikale. Demokratët duan të lënë NJERËZ TË VDEKUR në listat e Medicaid dhe Sigurimeve Shoqërore, në mënyrë që kriminelët të mund të vijojnë të lejohen të marrin atë pagesë dhe të vjedhin paratë e tyre. Demokratët duan të shkurtojnë miliarda dollarë nga spitalet tona rurale dikur të cenueshme. Demokratët duan që burrat të luajnë në sportet e grave, “Transgjinor” për TË GJITHË, Kufij të Hapur dhe, ndoshta më e rëndësishmja nga të gjitha, një fjalë me pesë shkronja, KRIM (Atyre u pëlqen, dhe neve jo!), dhe shumë gjëra të tjera që do ta shkatërrojnë Amerikën. Nuk mund ta lejojmë që kjo të ndodhë! – shkruan Trump.

Deklarata e Trump vjen mes një debati në Shqipëri mbi një projektligj të depozituar në Kuvend mbi ndryshimin e përcaktimit të gjinisë. Sipas propozimit nuk do njihen më vetëm dy gjini, mashkull-femër por gjinia do jetë “gjithëpërfshirëse” duke i çelur rrugën një numri të pacaktuar gjinish.