Vendosni fjalën kyçe....

Kthesa e Trump: Rusia “tigër prej letre”, me ndihmën e BE-së dhe NATO-s, Ukraina mund ta rimarrë gjithë territorin


Presidenti amerikan Trump është shprehur i bindur se Ukraina mund ta rrimarrë të gjithë territorin e pushtuar nga Rusia në tre vitet e luftës pas sulmit të Moskës ndaj Kievit.

Në një shënim të pazakontë në Truth Social dhe pas muajsh ndërmjetësimi për të arritur paqen mes dy vendeve, shefi i Shtëpisë së Bardhë shprehet i bindur se me ndihmën e BE-së dhe NATO-s, Ukraina ëshë në pozita të forta për ta fituar luftën.

Trump thekson se Ukraina I ka shkaktuar dëme të mëdha ushtarake dhe ekonomike Rusisë gjatë tre viteve luftë teksa shton se Rusia ka luftuar pa qëllim për tre vjet e gjysmë një luftë që një fuqi e vërtetë ushtarake do e përfundonte në më pak se një javë.

Ai thekson se Rusia është një “tigër prej letre” dhe se Ukraina mund të rimarrë gjithë territorin e saj, madje të shkojë përtej kësaj.

Pasi e kam njohur dhe kuptuar plotësisht situatën ushtarake dhe ekonomike të Ukrainës/Rusisë dhe, pasi pashë vështirësitë ekonomike që po i shkakton Rusisë, mendoj se Ukraina, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, është në një pozitë të fortë për të luftuar dhe për të FITUAR rikthimin e të gjithë territorit të saj në formën e tij origjinale. Me kohë, durim dhe mbështetjen financiare të Evropës dhe, në veçanti, të NATO-s, kufijtë origjinalë nga ku nisi kjo luftë, janë shumë të mundshëm si opsion. Pse jo? Rusia ka luftuar pa qëllim për tre vjet e gjysmë një luftë që një fuqi e vërtetë ushtarake do ta kishte fituar për më pak se një javë.

Kjo nuk e nderon Rusinë. Përkundrazi, e bën të duket si një “tigër prej letre.” Kur njerëzit që jetojnë në Moskë dhe në të gjitha qytetet, qytezat dhe distriktet e mëdha në gjithë Rusinë zbulojnë se çfarë po ndodh realisht me këtë luftë, fakti që është pothuajse e pamundur për ta të marrin karburant nëpërmjet radhëve të gjata që formohen, dhe të gjitha gjërat e tjera që po ndodhin në ekonominë e tyre të luftës – ku shumica e parave po shpenzohen për të luftuar Ukrainën, e cila ka një shpirt të madh dhe vetëm po bëhet më e fortë – atëherë Ukraina do të ishte në gjendje ta merrte përsëri vendin e saj në formën origjinale dhe, kush e di, ndoshta të shkojë edhe më tej se kaq!

Putin dhe Rusia janë në vështirësi të MËDHA ekonomike, dhe ky është momenti që Ukraina të veprojë. Në çdo rast, u uroj të dy vendeve gjithë të mirat. Ne do vazhdojmë t’i furnizojmë NATO-s armë, që NATO të bëjë çfarë të dojë me to. Suksese për të gjithë!

DONALD J. TRUMP, PRESIDENT I SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS.”