Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Shijak, humb jetën 26-vjeçari nga Sukthi


Një aksident i rëndë u regjistrua rreth mesnatës në segmentin rrugor “Katër Rrugët e Shijakut”, në fshatin Pjezë.

Dy automjete, një Volkswagen dhe një Ford, u përplasën mes tyre, ku si pasojë humbi jetën në vendngjarje drejtuesi i Ford-it, 26 vjeç nga Sukthi.

Drejtuesi i mjetit tjetër 19-vjeçari nga Shijaku, u dërgua në spital.

“Rreth orës 23:55, në segmentin rrugor “Katër Rrugët e Shijakut”, fshati Pjezë, automjeti tip Volkswagen me drejtues shtetasin F. R., 19 vjeç, banues në Shijak, është përplasur me automjetin tip Ford me drejtues shtetasin G. K., 26 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Si pasojë, shtetasi G. K. ka humbur jetën në vendngjarje.

Ndërsa shtetasi F. R. është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, nën mbikëqyrjen e shërbimeve të Policisë, pasi do të vijojnë veprimet procedurale për aksidentin e ndodhur”, njoftoi sot policia.