
Ylli francez i PSG-së, Ousmane Dembélé, është shpallur fitues i Topit të Artë 2025, duke u bërë francezi i gjashtë në histori që fiton çmimin më prestigjioz individual në futbollin botëror. Ceremonia madhështore u mbajt në Paris, ndërsa fituesi i fundit nga Franca ishte Karim Benzema në vitin 2022.
Dembélé është gjithashtu lojtari i dytë i PSG-së që e fiton këtë trofe brenda tre viteve, pas Lionel Messit në vitin 2023.
Në sezonin 2024-25, Dembélé fitoi të gjitha trofetë e rëndësishëm vendas me PSG-në: kampionatin, Kupën e Francës dhe Superkupën. Por, ajo që vulosi triumfin e tij për “Topin e Artë” ishte fitorja historike në Champions League, e para në historinë e klubit, me një shkatërrim 5-0 ndaj Interit në finalen, ku ai dha dy asistime vendimtare.