Vendosni fjalën kyçe....

Arabia Saudite: Propozim i ri për lirimin e pengjeve me garanci amerikane



Kanali televiziv saudit Al-Hadath raportoi se është dorëzuar një “propozim i ri për lirimin e 10 pengjeve” dhe “dy trupave të pengjeve amerikane” ndaj Hamasit dhe Izraelit, përcjell YNetNews.

Sipas raportit, ky propozim përfshin garanci amerikane për vazhdimin e armëpushimit për 60 ditë dhe lehtësimin e dërgimit të ndihmave humanitare. Deri tani, as Izraeli dhe as Hamas nuk kanë dhënë përgjigje zyrtare për këtë ofertë.

Ndërkohë, zyrtarë të lartë të Hamasit kanë deklaruar për gazetën londineze në gjuhën arabe Asharq Al-Awsat se po formohet një iniciativë e re për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Gaza. Disa burime shtojnë se vendet arabe janë duke ndërmjetësuar në këto kontakte me qëllim përfundimin e plotë të luftës.