Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Fier–Cakran, një i plagosur i dërgohet në spital


Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e vjetër Fier–Cakran, ku janë përfshirë tre automjete: një “Audi”, një “Hyundai” dhe një “Volkswagen”.

Përplasja ka shkaktuar lëndime të lehta për një nga drejtuesit e mjeteve, i cili është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.