Deputetë të opozitës i janë bashkuar përkujtimores në nder të aktivistit konservatoir Charlie Kirk, i cili u qëllua për vdekje në SHBA pak ditë më parë. Përkujtimorja u organizua nga organizata “Institute for Liberty and Heritage” para Universitetit të Arteve.
Kreu i PD-së Berisha shkruan se Kirk ishte një prej zërave më të fortë të konservatorizmit modern dhe u vra duke ushtruar lirinë e fjalës nga një ekstremist i majtë.
“Sot, në Tiranë, u mbajt një vigjilje në kujtim të Charlie Kirk, themeluesit të Turning Point USA dhe një prej zërave më të fortë të konservatorizmit modern. Ai u vra duke ushtruar lirinë e fjalës në Universitetin e Utah nga një ekstremist i majtë. Partia Demokratike iu bashkua përkujtimores së organizuar nga Institute for Liberty and Heritage, me besimin se luftëtarët e fjalës së lirë janë të pavdekshëm. RIP Charlie Kirk.”, shkruan Berisha në Facebook.
