
I pyetur nëse do të pranonte të kandidonte për Bashkinë e Tiranës përballë Ogerta Manastirliut, Edi Paloka tha se një mundësi e tillë nuk përjashtohet dhe se “do ta mendonte”.
“Po të më thonin, edhe do ta mendoja… po. Jo për veten. Edhe të tjerët kanë të drejtë të bëjnë zgjidhjet dhe zgjedhjet e veta. Është një garë që, në kushtet që jemi, me Ramën nuk ka zgjedhje! Këtë gjë e them prej vitesh,” tha Paloka, duke vënë theksin te mungesa e garës së ndershme në zgjedhje.
Ai theksoi se vendimi nuk do të merrej për interesa personale, por për të mirën e Partisë Demokratike dhe demokratëve.
“Ka emra të vjetër, madje cilësorë, me integritet, me cilësi pozitive që duhet të ketë një politikan. Ndoshta janë të rralla. Por nuk është ky problemi. Përballë kemi ata që kemi, janë të zhytur. Ogerta, apo të tjera. Janë të zhytur. Diskutohet avantazhi ynë me këta individë,” u shpreh Paloka.