Vendosni fjalën kyçe....

Rama gjatë prezantimit të ministrit të ri të Drejtësisë: Drejtësia duhet të mbetet e pavarur


Kryeministri Edi Rama, në prezantimin e ministrit të ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari, tha se drejtësia është një hallkë kyçe për të ardhmen e Shqipërisë.

Ai theksoi se pushteti gjyqësor është i pavarur në letër dhe tashmë edhe në realitet, por kjo pavarësi duhet të konsolidohet dhe të garantohet përfundimisht.

“Pushteti gjyqësor është një pusht i pavarur nga ekzekutivi në letër, dhe prej disa vitesh në realitet
Është një pavarësi që është larg së qeni e garantuari për gjithmonë, dhe jemi ne që duhet ta konsolidojmë në këtë fazë dhe të mbajmë duart larg vendimmarrjeve të prokurorëve dhe gjykatësve.

Është fakt që ne nuk kemi hyrë në asnjë rast, në përmbajtën e një çështje që është marrë drejtësia, dhe nuk do ta bëjmë sot dhe as nesër. Aq më tepër ku drejtësia nuk e ka thënë fjalën e fundit.

Kjo është shumë  e rëndësishme për të gjithë ju, sepse ky është një mision i madh kombëtar që do të bëjë në fund fare diferencën: a do të jetë Shqipëria me një drejtësi të pavarur si çdo vend i BE, të garantuar njëherë e mirë apo doi të kthehet pas dhe të vërë në dyshim integrimin Europian. Kjo bëhet për të ardhmen tonë.

Sepse largimi i duarve nga pushtet ekzekutiv nga çdo proces gjykimi, seleksionon, përzgjedhje apo promovimi i prokurorëve dhe gjykatësve, është një garanci për të ardhmen e vendit tonë”, tha Rama.