Vendosni fjalën kyçe....

Tensionet në Kuvend, përjashtohen 10 ditë nga seancat Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka


Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka janë deputetët e parë të ndëshkuar në fillim të kësaj legjislature, pas tensionit të krijuar në seancën e fundit parlamentare.

Me kërkesë të Partisë Socialiste, Sekretariati i Etikës vendosi përjashtimin e tyre për 10 ditë nga punimet e Kuvendit.

Dy deputetët demokratë u konsideruan përgjegjës për tensionet gjatë seancës që zgjati vetëm 25 minuta dhe ku u miratuan programi qeverisës dhe kabineti i ri.