
Deputeti i PD-së Xhelal Mziu e quajti sulm politik për t’i mbyllur gojën shpërthimin në rrethimin e banesës së tij në orët e para të mëngjesit.
Gjatë një konference për shtyp nga selia blu, demokrati theksoi se nuk I ka asnjë borxh askujt dhe se shpërthimi është përpjekje për t’i mbyllur gojën.
“Mbrëmë rreth orës 00:55 pranë shtëpisë sime pati një shpërthim që fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz. Shumë njerëz e kanë dëgjuar shpërthimin e këtij tritoli. Pati dëme materiale. Jam i gëzuar qaë nuk pati probleme njerëzore as tek unë dhe as te kalimtarët. Nuk kam asnjë lloj konflikti me asnjë person gjatë gjithë karrierës time. Nuk kam asnjë borxh ndaj askujt. Unë e shoh një akti absolutisht politik, madje është sinjal për të treguar se nuk mundet që të sillesh apo të reagosh ndaj kësaj qeverie krimi e korrupsioni. Përveçse një hakmarrje politike, nuk e konsideroj gjë tjetër. Gjatë këtyre orëve, nuk gjejmë dot argument tjetër përvecse sinjalit për të na bërë një ushtar ndoshta të tyre dhe jo për të qenë një opozitë siç duhet por për të qenë një opozitë ndaj kësaj qeverie krimi e korrupsioni”, tha Mziu.
Shpërthimi i fuqishëm ndodhi në oprët e para të mëngjesit të sotëm ku një sasi tritoli shpërtheu në rrethimin e jashtëm të banesës së Mziut duke shkaktuar dëme materiale.