Vendosni fjalën kyçe....

Dumani: Kemi mungesë stafi e infrastrukture


Kreu i SPAK-ut Dumani tha sot se institucioni që drejton po lufton korrupsionin dhe krimin  e organizuar duke rritur kësisoj besimin e publikut dhe duke përmbushur detyrimet ligjore dhe kushtetuese.

I ftuar në tryezën e thirrur nga amabsada e Holandës në Tiranë, Dumani shprehu ankesa lidhur me mungesën e stafit, infrastrukturës dhe ngarkesën e madhe proceduriale.

“Në kohën kur besimi te drejtësia është i brishtë dhe pritshmëritë janë të larta, veprimet e SPAK janë mbështetur në ligj dhe parime. SPAK është zotuar për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duke rritur kështu besimin. Pavarësia dhe llogaridhënia janë shtyllat kryesore ku mbështetet SPAK. Kushtetuta garanton pavarësinë e jashtme dhe të brendshme të SPAK. Prokurorët veprojnë dhe marrin vendime të pavarura të paanshme. Ne kemi mekanizmat tanë të mbikëqyrjes për punën e brendshme. Aktualisht SPAK ka miratuar strategjinë e komunikimit me publikun. Arkitektura e shumëfishtë e kontrollit është e rëndësishme për të garantuar pavarësinë e institucioneve dhe atë të llogaridhënies. Kodet etike janë mure mbrojtëse ndaj çdo presioni dhe ndikim politik apo mediatik.

SPAK përballet dhe me sfida, ngarkesë proceduriale, mungesa e stafit dhe infrastrukturës. sistemi  i administrimit të çështjeve është funskional edhe pse jo në 100% e kapacitetit të tij. Për të përmbushur misionin tonë duhet të tregojmë jo vetëm rezultate, por edhe maturi, etikë dhe integritet në zbatimin e ligjit,” tha Dumani.