
Kryeministri Edi Rama paraqet sot në Kuvend programin qeverisës për katër vitet e ardhshme. Seanca nis në orën 10:00 dhe pritet të zgjasë mbi 25 orë, pasi çdo deputet ka në dispozicion nga 10 minuta për fjalën e tij.
Pas Ramës, foltoren e merr opozita, ndërsa në përfundim Kuvendi do të votojë qeverinë e re me 16 ministra. Ceremonia e betimit tek Presidenti Bajram Begaj do të zhvillohet të premten ose të shtunën, pas së cilës Rama pritet të thërrasë mbledhjen e parë të kabinetit.