
Një 40-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga lartësia në Kelmend, njofton policia.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 09:15, Salla Operative ka marrë njoftim për incidentin në njësinë administrative Kelmend, në vendin e quajtur “Kozhnje”. Viktima, M. Ç., 40 vjeç, banues në fshatin Grudë Fushë, dyshohet se gjatë ecjes në një terren të thepisur malor është rrëzuar nga lartësia, duke humbur jetën menjëherë.
Grupi hetimor i Policisë së Shkodrës po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.