Vendosni fjalën kyçe....

KED publikon renditjen e kandidatëve për vendin vakant në GJK


Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka publikuar renditjen e kandidatëve për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese. Në krye të listës është Asim Vokshi me 89.5 pikë, ndjekur nga Naureda Llagami me 89.3 pikë dhe Florian Ballhysa me 77.83 pikë.

Më pas renditen Alma Faskaj (77.77 pikë), Genta Tafa Bungo (75.44 pikë) dhe Alban Toro (74.22 pikë). KED do të miratojë raportin e arsyetuar dhe do t’ia përcjellë Gjykatës së Lartë për vendimmarrje.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në vijim të procedurave të vlerësimit të kandidaturave për të cilët është vendosur lejimi për konkurimin në vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, në zbatim të dispozitave ligjore, pas shqyrtimit të gjithanshëm të dokumentacionit të paraqitur nga vetë kandidatët dhe atij të siguruar nga ky Këshill si dhe komunikimit me institucionet e tjera lidhur me të dhënat e nevojshme për vlerësimin e kandidaturave, bën publike rezultatin e vlerësimit dhe pikëzimit të kandidatëve, sipas kësaj renditje:

1)     Asim Vokshi          89.5   pikë;

2)     Naureda Llagami          89.3   pikë;

3)     Florian Ballhysa           77.83 pikë;

 

 

4)     Alma Faskaj            77.77 pikë;

5)     Genta Tafa (Bungo) 75.44 pikë;

6)     Alban Toro              74.22 pikë.

Në zbatim të nenit 239 të ligjit nr. 115/2016 dhe Vendimit nr. 5 datë 02.04.2019 “Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, KED do të miratojë edhe Raportin e arsyetuar për procedurën e verifikimit, të vlerësimit dhe pikëzimit të secilit kandidat dhe të renditjes përfundimtare të tyre, me qëllim dërgimin e tij më pas te organi i emërtesës, Gjykata e Lartë.