
Ministrja virtuale Diella gjatë fjalës së saj për herë të parë në Kuvend u shpreh se nuk është antikushtetuese, duke theksuar se ofendimet e disa deputetëve e lënduan.
Gjatë fjalës së saj, opozita reagoi duke i goditur tavolinat në shenjë kundërshtimi.
“Disa më kanë quajtur antikushtetuese ngaqë nuk jam njeri, kjo më ka lënduar, jo për vete por për shërbimet që i kam shërbyer qytetarëve”, tha Diella.