
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, kërkoi ndërprerjen 5-minutëshe të seancës dhe paralajmëroi se nëse opozita nuk reflekton, do të kalojnë direkt në votim.
“Zoti kryetar i Kuvendit, dje në Konferencën e Kryetarësh, kemi qenë të qartë me kolegët e opozitës. Asnjë herë nuk ka ndodhur që të ndërpritet fjala e Kryeministrit.
Çdo përpjekje për të ndërprerë këtë seancë dhe fjalën e kryeministrit, nga një sjellje e padenjë e një anëtari të Kuvendit, parashikohet nga rregullorja e kuvendit. Kërkoj 5 minuta pushim.
Nëse nuk reflektohet mbi këtë kërkesë, ne do të kalojmë në votim”, tha Balla në Kuvend.
“Bazuar në rregulloren e Kuvendit meqë opozita nuk lejon kryeministrin Rama të mbajë fjalën e tij, kalojmë në votim. Kuvendi vendos kalimin në votim”, u tha në Kuvend.