
Presidenti i Sirisë, Ahmad al-Sharaa, deklaroi se bisedimet për një marrëveshje sigurie me Izraelin “mund të japin rezultate në ditët në vijim”. Al-Sharaa theksoi se një marrëveshje sigurie me Izraelin është “e domosdoshme”, por nënvizoi se “Izraeli duhet të respektojë hapësirën ajrore dhe integritetin territorial të Sirisë”, përcjell YNetNews.
Ai shtoi se, nëse arrihet një marrëveshje sigurie, do të ishte e mundur të arriheshin edhe “marrëveshje të tjera”, megjithatë bëri të qartë se “paqja dhe normalizimi” nuk janë në tavolinë. Presidenti sirian theksoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk po ushtrojnë presion mbi Damaskun për të arritur një marrëveshje.