Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri vizitë në Bruksel, takohet sot me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të zhvillojë nesër, më 17 shtator 2025, një takim zyrtar në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Takimi do të mbahet në selinë e Aleancës dhe është planifikuar të nisë në orën 09:00 të mëngjesit, sipas axhendës zyrtare të NATO-s.

Gjatë këtij takimi, Rama dhe Rutte do të mbajnë një fjalim të përbashkët, në një moment që konsiderohet i rëndësishëm për Shqipërinë. Vizita e Kryeministrit në Bruksel zhvillohet në kuadër të Konferencës së 6-të Ndërqeveritare për zgjerimin e BE-së.

Ndërkohë, diten e djeshme  Bashkimi Evropian hapi edhe 4 kapituj të rinj të negociatave me Shqipërinë, duke e çuar më tej procesin e anëtarësimit të vendit.