
Jindal Steel International, një degë e Naveen Jindal Group, ka paraqitur një ofertë jodetyruese për njësinë e çelikut të Thyssenkrupp, tha konglomerati indian të martën.
Jindal nuk zbuloi hollësitë financiare të ofertës për Thyssenkrupp Steel Europe, prodhuesin më të madh të çelikut në Gjermani.
Një ofertë jodetyruese është një propozim për të blerë ose investuar në një kompani, aset ose biznes, që nuk krijon një detyrim ligjor për palën që bën ofertën për të ndjekur transaksionin, shkruan Rt.
“Jindal ka paraqitur një koncept të orientuar drejt së ardhmes për Thyssenkrupp Steel që mund të ndihmojë në bërjen e dekarburizimit më të përballueshëm”, tha kompania.
“Plani do siguronte prodhimin e çelikut në Gjermani dhe do krijonte mundësi të reja biznesi.”
Jindal planifikon të mbështesë prodhuesin gjerman të çelikut duke furnizuar çelik me karbon të ulët nga uzina e saj e re DRI në Oman, e gatshme për hidrogjen, e cila do fillojë operacionet në vitin 2027. Kjo do ndihmojë në sigurimin e një furnizimi të qëndrueshëm dhe do përshpejtojë kalimin në një prodhim çeliku më miqësor ndaj mjedisit, tha kompania.
Reuters citoi Thyssenkrupp të ketë thënë se do e shqyrtojë nga afër ofertën “veçanërisht në lidhje me qëndrueshmërinë ekonomike, vijimin e shndërrimit të gjelbër dhe punësimin në fabrikat tona të çelikut”.
Agjencia e lajmeve shtoi se kompania indiane është gjithashtu e gatshme të marrë përsipër detyrimet e pensioneve të Thyssenkrupp Steel Europe si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme.
Thyssenkrupp po kërkon të heqë dorë pjesërisht nga shumica e bizneseve të saj në një përpjekje për t’u bërë më më e përqendruar.
Vitin e kaluar, Jindal Steel bleu Vitkovice Steel në Republikën Çeke.