
China Eastern Airlines ka filluar shitjen e biletave për fluturimin e saj të ri që lidh Shangain me Buenos Airesin, të cilin e konsideron si “më të gjatë direkt në botë”. Fluturimi nga Aeroporti Ndërkombëtar Pudong në Shangai pritet të zgjasë rreth 25.5 orë, ndërsa kthimi deri në 29 orë, shkruan CNN.
Megjithatë, të dyja fluturimet përfshijnë një ndalesë dy-orëshe në Auckland, Zelanda e Re, ku pasagjerët mund të zbresin për një pushim, prandaj nuk është plotësisht pa ndalesa.
Ekspertët theksojnë se, edhe pse disa transportues e pretendojnë këtë titull, Singapore Airlines mbetet lideri historik për fluturimet më të gjata.