
Partia e Lirisë ka zyrtarizuar sot formimin e grupit të saj parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë, i përbërë nga 7 deputetë. Krijimi i këtij grupi vjen si rezultat i një marrëveshjeje me Partinë Demokratike, e cila i ka bashkuar tre deputete të saj me grupin e PL.
Sipas strukturës së re të shpallur, Tedi Blushi do të jetë kryetari i grupit parlamentar të PL, ndërsa Edmond Haxhinasto do të mbajë postin e nënkryetarit. Erisa Xhixho është caktuar zëdhënëse, ndërsa Brunilda Haxhiu do të shërbejë si sekretare e grupit.
Deputetët e grupit parlamentar të PL:
Tedi Blushi – Kryetar
Edmond Haxhinasto – Nënkryetar
Erisa Xhixho – Zëdhënëse
Brunilda Haxhiu – Sekretare
Ina Zhupa (nga PD)
Ledina Alolli (nga PD)
Klodiana Çapja (nga PD)