Vendosni fjalën kyçe....

Netanyahu: Po bëjmë përpjekje për të hapur rrugë shtesë dhe për të evakuuar popullsinë nga Gaza



Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu komentoi sot mbi sulmin ajror të ushtrisë izraelite në portin e Hodeidah në Jemen, duke deklaruar: “Forcat tona po veprojnë në disa fronte. Pilotët tanë goditën portin e Hodeidah – porti kryesor i furnizimit për regjimin terrorist të Houthive”, përcjell YNetNews.

Ai shtoi se “forcat tona po operojnë në qytetin e Gazës me qëllim që të mposhtin armikun, por njëkohësisht edhe për të evakuuar popullsinë. Aktualisht po bëjmë përpjekje për të hapur rrugë shtesë për të mundësuar evakuimin më të shpejtë të popullsisë nga Gaza, duke i ndarë ata nga terroristët që ne duam të godasim.”