
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar sot në Kuvend kundër ndryshimeve të njëanshme të strukturës së komisioneve parlamentare, duke i cilësuar ato si një precedent të rrezikshëm për demokracinë në vend.
Mediu paralajmëroi se Shqipëria po përballet me një pushtet absolut që rrezikon të thellojë korrupsionin dhe të dobësojë institucionet demokratike.
“Jemi në një republikë kryeministrore. Fatkeqësisht vendi drejtohet nga një dorë. Pushteti absolut krijon korrupsion absolut. Ndryshimi i njëanshëm i komisioneve parlamentare është precedent i rrezikshëm. Europa ka demokraci dhe jo autokraci,” deklaroi Mediu.
Ai theksoi se veprime të tilla e largojnë Shqipërinë nga standardet demokratike të Bashkimit Europian.