Vendosni fjalën kyçe....

“Shqipëria ka ecur shpejt”- Komisionerja Kos / Rama: Faleminderit që na rri “mbi kokë”


Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, vlerësoi ritmin e shpejtë të Shqipërisë në procesin e integrimit evropian. Ajo theksoi se katër kapituj të Agjendës së Gjelbër janë hapur dhe shprehu besim se deri në vitin 2027 negociatat mund të mbyllen.

Nga ana tjetër, Rama falënderoi Kos për mbështetjen dhe tha se ajo po i qëndron mbi kokë për të siguruar që Shqipëria të mos shpërqendrohet dhe të ecë me përkushtim drejt anëtarësimit në BE.

Pjesë nga diskutimi: 

Marta Kos: I dashur Edi, ky është muri i zgjerimit. Sigurisht, tani jemi të përqendruar tek kjo pjesë, sepse ky është vërtet një përjashtim i mënyrës si e bënim këtë.

Shqipëria ka ecur kaq shpejt. Kur erdha në dhjetor, thuajse gjithçka ishte me të kuqe. E kuqja tregon që nuk është hapur ende, e verdha që është hapur dhe e gjelbra që është mbyllur provizorisht. Mesa duket sapo kemi çelur një tjetër grupkapitull. I dashur Edi kemi nderin që ndërsa unë heq të kuqen, ju do të vendosni ngjyrën e re.

Edi Rama: 4, kanë mbetur edhe pesë dhe çelen të gjitha.

Marta Kos: Sigurisht brenda këtij viti sipas planit dhe e mbështes fort planin tuaj për të mbyllur negociatat që do të thotë se do të jenë të gjitha me ngjyrë të gjelbër deri në vitin 2027, dhe pastaj, sigurisht, do t’ju kemi në BE sa më shpejt të jetë e mundur.  Për mua është thellësisht mbresëlënës përkushtimi, juaji personalisht sepse kjo lidhet me drejtimin dhe ekipit që po ecën mirë. Urime, privilegj për mua të punoj me ju.

Edi Rama: Dua të falendderoj që na rri gjithmonë mbi kokë për t’u siguruar që të mos shpërqendrohemi dhe që të mos e mendojmë në përmasë më të madhe për veten nga çduhet.