Vendosni fjalën kyçe....

KED interviston gjashtë kandidatët e mbetur për një vend në Kushtetuese, nesër pikët


Këshilli i Emërimeve në Drejtësi intervistoi sot kandidatët për plotësimin e vendit bosh në Gjykatën Kushtetuese për të zëvendësuar Holta Zaçajn.

Gjashtë kandidatët prezantuan platformat përkatëse dhe pas intervistave u testuan për gjuhën e huaj.

Në garë kanë mbetur ish-anëtari i Këshillit të Lartë Gjyqësor Alban Toro, ish-komisionerja e vettingut, Alma Faskaj, gjyqtari Asim Vokshi, ish-komisioneri publik, Florian Ballhysa, ish-kryetarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Genta Bungo dhe ish-kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami.

Pasi KED të bëjë renditjen e pikëve për secilin prej kandidatëve, lista do t’i përcillet Gjykatës së Lartë. Kjo e fundit, është e detyruar të zgjedhë si anëtar të Gjykatës Kushtetuese një nga tre emrat që ka marrë më shumë pikë nga KED.