Vendosni fjalën kyçe....

Humbet jetën një turist, bie nga lartësia në Valbonë



Një ngjarje është raportuar këtë të martë në zonën malore të Qafës së Valbonës, ku dyshohet se një turist i huaj ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme gjatë eksplorimit të territorit.

Sipas burimeve paraprake, turisti ishte duke eksploruar zonën kur, për arsye ende të paqarta, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka përfunduar në një terren të thepisur dhe të vështirë për t’u aksesuar.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendngjarje janë nisur ekipet e Urgjencës Kombëtare, forcat ajrore të ushtrisë si dhe strukturat përkatëse të shpëtimit malor. Operacioni i kërkim-shpëtimit është në vijim dhe autoritetet po punojnë për të konfirmuar identitetin dhe gjendjen e turisti.

Më shumë detaje priten në vijim, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar në zonat malore, veçanërisht në terrenet e rrezikshme si Qafa e Valbonës, e njohur për peizazhin mahnitës, por edhe për sfidat që paraqet për eksploruesit.