
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, po zhvillon prej orës 11:00 një takim konsultues me krerët e grupeve parlamentare për të diskutuar përzgjedhjen e anëtarëve të delegacioneve, Byrosë së Kuvendit dhe Këshillit për Mandatet dhe Rregulloren.
Në fokus është gjithashtu drafti për ndryshimin e shpejtë të Rregullores së Kuvendit, që do të mundësojë rikonceptimin e Komisioneve Parlamentare sipas modelit të propozuar nga kryeministri Edi Rama.
Opozita, e përfaqësuar nga Gazment Bardhi, ka kundërshtuar skemën e propozuar, ndërsa ende nuk ka dhënë emra për krerët e komisioneve dhe organet e Kuvendit, megjithëse pritet të vendosë nesër.
Zëdhënëse e grupit parlamentar të PS është zgjedhur deputetja Erjona Ismajli.
Komisionet nën drejtimin e PS:
Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat – Do të drejtohet nga Milva Ekonomi
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – Do të drejtohet nga Ulsi Manja
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes – Do të drejtohet nga Bledi Çuçi
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm – Do të drejtohet Anila Denaj
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural – Do të drejtohet Blendi Klosi
Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme – Do të drejtohet nga Igli Hasani
Komisioni për Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale – Do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj
Komisionet nën drejtimin e PD:
Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe sportet
Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale
Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën