Vendosni fjalën kyçe....

“Partizani” në GJKKO, avokati i Malltezit: Kërkojmë pavlefshmëri absolute të akteve, akuza pa asnjë bazë ligjore


Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca për dosjen “Partizani”.

Avokati i Jamarbër Malltezit ka kërkuar pavlefshmëri absolute të akteve, duke argumentuar se akuzat ndaj klientit të tij nuk kanë asnjë bazë ligjore.

“Kërkojmë pavlefshmëri absolute të akteve, akuza e Malltezit është pa asnjë bazë ligjore. Malltezi akuzohet për dy vepra penale: korrupsioni pasiv, që nuk ka lidhje fare me të, pasi nuk ka patur kurrë funksion të tillë. Akuza e dytë është pastrimi i produkteve të veprës penale, e cila gjithashtu nuk ka të bëjë fare,” është shprehur avokati.

Ai ka shtuar gjithashtu se kërkon pavlefshmërinë e vendimeve gjyqësore të marra gjatë hetimeve paraprake, pasi sipas tij, këto janë marrë nga një person që nuk ka titullin magjistrat.