Vendosni fjalën kyçe....

Pranga 26-vjeçarit në Vlorë, ndalohen edhe dy adoleshentë në Tiranë, akuzohen për disa vjedhje


Një 26-vjeçar dhe dy të mitur janë arrestuar për disa vjedhje në kryeqytet.

Në pranga ka rënë i riu me iniciale E.R. banues në Vlorë, i cili dyshohet se në pesë subjekte të ndryshme ka vjedhur portofole, celularë dhe shuma parash.

Në Tiranë janë ndaluar dy adoleshentë 14 dhe 15 vjeçarë të cilët dyshohen se kanë kryer 4 vjedhje.

Njoftimi

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Recidivisti”, të finalizuar nga Komisariati i Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. R., 26 vjeç. Ky shtetas dyshohet si autori i 5 vjedhjeve në subjekte të ndryshme, të portofolave, aparateve celularë dhe shumave të parave.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Duo”, të finalizuar nga Komisariati i Policisë Nr. 6, u bë ndalimi i dy shtetasve të mitur, të moshave 14 dhe 15 vjeç. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen si autorë të 4 vjedhjeve, ku kanë vjedhur 1 motomjet në Astir, 2 dyqane ku kanë marrë sende të ndryshme dhe shuma parash, si dhe një send brenda një automjeti, në muajt gusht dhe shtator.Punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.