
Një 41-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi bashkë me të birin e mitur akuzohen se kanë goditur një efektiv policie. Babai G.K. është shoqëruar në Komisariatin 5 të kryeqytetit ndërsa i biri është proceduar në gjendje të lirë.
Në Gjirokastër ka përfunduar pas hekurave një 29-vjeçar pasi akuzohet se drejtonte mjetin pa leje drejtimi dhe nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar. Pas kontrollit në makinë atij i janë gjetur disa fishekë, një fenelinë dhe dy armë të ftohta.
Njoftimi
“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 29 vjeç, banues në fshatin Salari, pasi duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin. Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël municioni luftarak, 1 fenelinë si ato të Policisë dhe 2 armë të ftohta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.”