
Një automjet doli nga rruga diten e sotme në kryqëzimin Kallmet–Lezhë, pasi drejtuesja humbi kontrollin.
Nga aksidenti u plagosën lehtë drejtuesja dhe pasagjerja, të cilat po marrin trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal Lezhë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Njoftim i Policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në aksin rrugor dytësor, në kryqëzimin Kallmet – Lezhë, automjeti me drejtuese shtetasen Z. B., 31 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, si pasojë, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuara lehtë drejtuesja e automjetit dhe pasagjerja, shtetasja Z. B., 51 vjeçe. Të dyja ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë, ku po marrin ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.