Vendosni fjalën kyçe....

“PD-ja s’duhet të futej në parlament, duhet ta bënim si në Nepal e Serbi” – Kandiati për deputet


Ish-kandidati për deputet Lisandër Hoxha tha ka qenë kundër hyrjes së PD-së në parlament dhe se opozita duhet të niste protesta njësoj si në Nepal e Serbi.

Ai theksoi se vota duhej mbrojtur me protesta të fuqishmë në rrugë ku të kërkohej qeveri teknike. 

“Unë kam mbajtur një qëndrim tjetër publik, që meqënëse nuk njohim zgjedhjet, s’duhet të njohim as parlamentin e dalë nga zgjedhjet e vjedhura, sic bënë qytetarët në Serbi e Nepal, si cdo popull që i preket vota, demokracia duhet të bëjë dhe rruga politike që do të duhet të ndiqte PD të ishte mobilizimi i qytetarëve në protesta të vazhdueshme me një kërkesë për qeveri teknike dhe mosnjohje e rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, dhe kjo do të ishte legjitime”, tha Hoxha në News24.

Demokrati shtoi se Shqipëria është në narkoregjim dhe se Rama ka përdorur gjithë makinerinë shtetërore dhe bandat në zgjedhjet e 11 majit.

Së pari, ne ishim në koherencë me atë që deklaruam, kemi zbardhur tashmë që ishte ndërhyrje brutale e shtetit në procesin zgjedhor dhe rezultati është i manipuluar. Jemi në një narkoregjim, regjim korrupsioni ku kryeministri Rama ka përvetësuar pushtetin e tij politik mbi kapjen e sistemit, zgjedhjeve dhe s’ka parti që e mund aparatin shtetëror. Asnjë forcë politike në Shqipëri apo në të gjithë botën, nëse shteti angazhon të gjithë nëpunësit publikë dhe i përdor në shkelje të ligjit për zgjedhjet, nuk fiton dot sepse rezultati i dalë nuk është vullneti i qytetarëve por është makinë shtetërore që gllabëron zgjedhjet.” – shtoi Hoxha.