Vendosni fjalën kyçe....

Pas Thethit, IKMT-ja shkon në Valbonë, prishen dhjetëra objekte


IKMT-ja ka ndërhyrë në Parkun Kombëtar të Valbonës duke prishur bujtina në zonë pa leje ndërtimore.

Pas aksionit në Theth, ku u rrafshuan qindra bujtina e hotele, fadromat prej tre ditësh po punojnë në Valbonë. Deri tani në Valbonë janë prishusr 8 objekte pa leje ndërsa po prishen edhe 12 të tjera.

Kryeministri Rama ka njoftuar aksionin kombëtar për lirimin e hapësirave të zaptuara nga ndërtimet pa leje, një pjesë e të cilave janë ndërtuar gjatë tre mandateve që qeveria e tij drejton vendin.

Ai ka shigjetuar prokurorë, gjykatës e zyrtarë të administratës se kanë lejuar paligjshmërinë, në disa raste duke i përmendur ata me emra.

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë i janë përgjigjur Ramës zyrtarisht duke I quajtur deklaratat e tij ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit.