
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Durrës, ku një shtetase 57-vjeçare me shtetësi kineze është gjetur e vdekur brenda një taksie pranë “Urës së Dajlanit”.
Sipas njoftimit të Spitalit Rajonal Durrës, gruaja është dërguar pa shenja jete në spital.
Autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, ndërsa trupi i saj po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.
Policia e Durrësit njofton se: “Spitali Rajonal Durrës ka njoftuar se është dërguar pa shenja jete një shtetase 57-vjeçare me shtetësi kineze, e cila është gjetur në një taksi, pranë ‘Urës së Dajlanit’. Grupi hetimor po vijon veprimet për këqyrjen e trupit të 57-vjeçares, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave.”
Hetimet janë ende në zhvillim për të përcaktuar shkakun e vdekjes.