Vendosni fjalën kyçe....

Tensione në Kuvend/ Berisha bllokon foltoren, rrethohet nga Garda


Ndërkohë që kryesuesi i seancës së parë të Kuvendit, deputeti socialist Vasil Llajo, i bëri thirrje kryetarëve të partive të lexonin propozimet për deputetët që do të formojnë komisionin e verifikimit të mandateve, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, refuzoi të bënte propozimet e tij.

Gjatë foltores, Berisha akuzoi sërish Partinë Socialiste, ndërsa Llajo iu desh t’i hiqte fjalën. Situata u tensionua deri në atë pikë sa u desh ndërhyrja e Gardës së Republikës pas bllokimit të foltores nga demokratët.

“Nuk lexoji emra te Bajrave, e Pëllumb Gjokës, nuk lexoi emrat e partisë së vërtetë, të krimit. Lexoji Lubi Ballukun…”, tha Berisha drejtuar Vasil Llajos pas leximit të emrave të deputetëve që do të formojnë Kuvendin e ri.