
Ekspertët kanë deklaruar se autori i vrasjes së Charlie Kirk “nuk është amator”, pasi pamjet e të dyshuarit tregojnë atë duke ecur çalë drejt kampusit të kolegjit – ndoshta me armen e fshehur poshtë xhinseve.
Autoritetet kanë publikuar detaje mbi të dyshuarin, duke e përshkruar si një mashkull në moshë , me aftësi të avancuara në përdorimin e armëve të zjarrit dhe me njohuri të mirë për kampusin.
Një video e regjistruar pak para vrasjes e tregon atë duke ecur me vështirësi nëpër një lagje të qetë drejt kampusit ku u qëllua Kirk. Në pamje shihet teksa ecën me kujdes, me dorën të mbajtur në xhep, duke sugjeruar përgatitje dhe planifikim të veprimit.
Është prova më e fundit që hetuesit po përdorin për të krijuar një portret të të dyshuarit.
Pamjet e mëparshme e tregonin atë të veshur me një këmishë të zezë me mëngë të gjata dhe flamurin amerikan, syze dielli të errëta, kapele bejsbolli dhe atlete Converse. Një teori sugjeron se kjo veshje u zgjodh si maskim, për ta ndihmuar të përzihej me mbështetësit e krahut të djathtë të Kirkut.
Pamjet e tjera nga kamerat e sigurisë e tregojnë të dyshuarin duke ikur në mënyrë dramatike përmes një çatie, para se të hidhej nga një lartësi prej rreth 3 metrash, duke lënë gjurmë pëllëmbësh dhe këpucësh në ndërtesë. Më pas, thuhet se është futur në një lagje banimi. Autoritetet kanë sugjeruar se mënyra e tij e arratisjes tregon se është atletik dhe fizikisht i aftë.
Hetuesit gjetën më vonë një pushkë të fuqishme Mauser, kalibri .30-06, në një zonë pyjore pranë vendit të ngjarjes. Tani arma po analizohet në laboratorin e FBI-së në Virxhinia për të identifikuar gjurmët e gishtërinjve dhe ADN-në, të cilat mund të ndihmojnë në arrestimin e tij./Daily Mail